Vendndodhja: Zuoying, Kaohsiung, Tajvan.
Kultura kineze në vete përmbanë shumë figura të dragonjëve dhe për këtë arsye edhe arkitekti japonez Toyo Ito në bashkpunim me arkitektët e tjerë vendosën apo u inspiruan që edhe këtë stadium ta paraqesin në formën e dragoit i cili gjendet në Kaohsiung në jug të Taiwanit.
Afër stadiumit gjendet një stacion i metrosë dhe një park mjaft i famshëm ku edhe sdadiumi është i orientuar në drejtim të tyre. Ky stadium është i vendosur në raport shum të mirë me qytetin ku përpos që shfrytzohet si vend për vizitorë, qyteti ka edhe perfitime tjera nga stadiumi p.sh. panelet diellore që ndodhen në të kur nuk shfrytzohet stadiumi, energjia që prodhojnë këto panele mbulon një pjesë të madhe të nevojave të qytetit.
Bishti i stadionit është projektuar në atë mënyr që të theksojë në menyrë të mirë hyrjen në stadion. Qasja primare në stadium është nga stacioni më i afërt i metrosë që percjellët me një shetitore që qon drejtë bishtit të stadionit, përgjat shetitores gjendet edhe një park mjaft i vizitueshëm. Pastaj bishti i stadiumit na udhëheq deri tek stadiumi ku përgjat tij gjenden sportelet për bileta, restaurante, markete etj.
Stadiumi gjithashtu integron karakteristika të tjera të gjelbër të tilla si shtrimin e depërtueshëm dhe përdorimin e gjerë të resurseve. E ndërtuar mbi një sipërfaqe të qartë prej rreth 19 hektarësh , rreth 7 hektarë jane te rezervuar për zhvillimin e hapësirave të integruara publike të gjelbra, shtigjet biçikletë , parqe sportive, dhe një pellg ekologjik . Përveç kësaj , të gjitha bimet që ndodheshin para ndertimit jane ruajtur dhe transplantuar në vende të tjera gjithashtu jane mbjellur edhe bime të reja.
Ky objekt që nga fillimi u projektua dhe u ndërtua me qëllim qe të plotësoi normat për stadium për lojrat olimpike të vitit 2009 ku gjithsej do të zhvillohen 35 lloje të sportit, duke përfshirë edhe sportet jo-olimpike të tilla si ultimate frisbee and dragon boat racing. Pas përfundimit të Lojërave Botërore, stadiumi do të përdoret kryesisht për lojëra ragbi dhe ngjarje të tjera sportive. Ky stadium ka edhe vizitorë të shumtë nga e gjithë bota të cilet knaqën me pamjet e mahnitëshme. Stadiumi është ndërtuar me standardet IAAF certifikuar për pista të Klasit 1 dhe standardet e FIFA-s të futbollit
Nën tokë objekti përfshine zyrat administrative, zonat e atletve, klinika mjekësore, dhoma e shtypit te mediave, parking, dhe hapësira të mesme. Ky stadium eshte stadiumi I pare ekologjik dhe ka ndikuar ne vetdijsimin e popullsise ne Taivan dhe gjithe ne te gjithe rajonin aziatik.
Ne ditet e nxehta stadiumi gjeneron energji me shume se qe I nevoitet dhe ne keto dite ai e shet energjine e prodhuar. Ne ditet kur stadioni nuk shfrytzohet energjine te cilen e prodhon e shfrytzojne per nevoja te fshatit ku mbulon 80% te nevojave te Kaohsiung.
Veqori tjeter që vlene të permendët është edhe mbledhja e ujit të reshjeve nga sistemi I gypave që janë të vendosur në qati pastaj ai uji percjellet deri tek rezervaret të cilet kane një kapacitet prej 32000 m³ që mundë të shfrytzohet për ujitje për 6 dite radhazi.
Stadioni I DRAGOIT ka sistem skeletor . Ai përbëhet nga 2 etazhe nën siperfaqen e tokes ku kryesisht perdoren si parking si dhe 3 etazhe mbi toke që perdoren per zyre administrative, dhoma për VIP, dhoma per funksionet primare të objektit etj./Shtepija.com