Një arkitekt ka projektuar një seri banesash që qëndrojnë mbi parkingjet e veturave me një përpjekje për ta zgjidhur krizën e vendbanimit në Mbretërin e bashkur, ku supozohet se në vitet e ardhshme do të ketë një lloj krize për vendbanimet për shkak të mbipopullimit të vendit.
Bill Dunster beson se projekti i tijë do të jetë një zgjidhje e domosdoshme pasi që këto shtepi “pop-up”, pos parkingjeve të veturave mund të vendosen edhe ne terene të tjera dhe kështu do të mund të krijohen shtpi nepër vendet ku më parë ishte e pamundshme.
Një shtëpi e tillë do të ketë 22 metër katrorë një sistem për riciklimin e ujit, pika energjike për veturat elektrike dhe shtëpija do të ngritet në dy nivele. Sipas themeluesve kosto për një shtëpi do të jetë në mes të 55.000 dhe 60.000 paund, kurse për klientët do të jetë në dispozicion për njo çmim prej 750 paund në muaj duke përfshir edhe faturat mujore.
Kompania e z.Dunster me emrin ZEDfactory, ka bërë një kërkese për Oxfort City Council që tu ipet leja për ndërtimin e 1.500 shtëpive të tilla. Bashkia ka marr në konsideratë kërkesen e ZEDfactory./Shtepija.com