Të dekoroni një dhomë për fëmijët nga mosha 3 deri ne 11 vjeç, mund të jetë një eksperiencë argëtuese dhe edukative, nëse arrini të beni pjesmarrës edhe fëmijët tuaj në dekorimin e dhomës së tyre. Gjatë këtyre viteve fëmijët fillojnë të zhvillojnë personalitetin e tyre dhe shijet e tyre. Për këtë arsye dhoma e tyre duhet të përfaqësoj karakterin e tyre dhe të jetë në gjendje të transformohet me kalimin e viteve kur ai të rritet.
Mundohuni të krijoni një ambient argëtues, praktik dhe në të njëjtën kohë të sigurtë në mënyrë që të inkurajoj te fëmija krativitetin për aktivitetin e ndryshme, por dhe atë të qetësisë: dritë, ngjyra dhe mobilet duhet të harmonizojnë në atë mënyr që ti dhuroni fëmijëve një vend stimulues për rritjën e tyre.
Gjatë kohës fëmijët rriten dhe dhoma duhet të jetë multifunksionale, jo vetëm një ambient ku ai fle por edhe ku duhet të luaj, të bëj detyrat dhe të ftoj miq. Për këtë mënyr duhet t’i blini mobiljet të cilat mund të ndryshojnë lartësin gjatë kohës që fëmija rritet. Problemi i hapësirës është I rëndësishëm, çdo element, nga veshjet deri tek lojrat dhe nga materiali deri tek librat duhet të ketë vendin e vet.
Mundohuni të organizoni ambientin në atë mënyrë që femija mund t’I vendos rregull gjërave të veta: p.sh vendosni dorezat dhe objektet e dollapit në lartësinë e tije etj.
Për sa i përket zgjedhjës se ngjyrave arrini në një kompromis, nëse fëmija juaj do një ngjyrë shum të fortë, bindeni të përdor një me tonalitet më të hapur ose të zgjedhin atë ngjyrë që do ai dhe që i përshtatet me ndonjë nga mobiliet e dhomës./Shtepija.com