Nëse po menodni të dizajnoni sallonin me divan në kënd duhet të bëni kujdes dhe të evitoni këto 7 gabime. para se të vendosni si të sistemoni sallonin duhet të keni parasysh se është e rëndësishme të jetë në linjë me pjesën tjetër të shtëpis.
1.Të mos zgjidhni përmasën e duhur të divanit kënd
Para se të blini sigurohuni që të merrni mirë përmasat e divanit. Mund të përdorni një mënyrë të thjesht për të evituar problemet. Ne dysheme, vendosni kartonë të cilët duhet të kenë dimensioned e modelit që preferoni. Nëse ju duket se divani ju zë shumë vend apo keni rrugë të lirë kjo do të thotë se jeni në rregull për të zgjedhur divanin e duhur.
2.Të mos mendoni për vendin ku do ta vendosni
Vendosja e divanit është një ndër gjërat që duhet të shihni më me shum kujdes. Mos harroni se nëse e vendosni me kurr nga dera e sallonit, ju do të merrni një pamje jo të këndshme.
3.Të mos kombinoni stilin me ngjyrat
Stili dhe ngjyrat e divanit duhet të zgjidhen në linjë me pjesën tjetër të shtëpis. Mund të guxoni për një veshje në contrast po një opsion i tillë do të dukej bukur vetëm nëse salloni ka mobilie në tonalitete të ndryshme midis tyre.
4.Divani në qendër të sallonit
Është një opsion shum i mirë nëse keni një shtëpi të madhe dhe zonë dite te hapur. Nëse nuk është rasti juaj është më mirë nëse nuk e vendosni divanin në mes të dhomës.
5.Të mos vendosni tavolinën pran këndit
Pikërisht fal përbërjes në formë L, divanin kënd përshtatet shum mir për një organizim perfekt të sallonit, me tavolinën pranë këndit.