Shah Cheragh është një monument funeral dhe xhami në Shiraz, Iran. Ajo përkthehet në “Mbreti i dritës” dhe është e lehtë të kuptohet se pse. Enterieri i kësaj strukture ka miliona pasqyre të vogla që përcjellinë dritën në çdo drejtim.
Vendi ka një të kaluar të mistershme. Sipas një historie, rreth vitit 900 një udhëtar zbuloi diçka që shkëlqente nga larg. Ai iu afrua zonës për të hetuar dhe gjeti një varr ndriçues. Një trup i blinduar i një figure të rëndësishme muslimane u gjet brenda dhe zona u bë një destinacion pelegrinazhi për muslimanët she-itë. Një strukturë u ndërtua për të strehuar varrin dhe me kalimin e kohës u bë gjithnjë e më komplekse.
Edhe pse Shah Cheragh është dëmtuar nga njerëzit, natyra dhe koha, riparime të shumta e kanë mbajtur atë në këmbë edhe sot. Ajo ende shkëlqen si një diamant dhe tërheq pelegrinë dhe turistë nga e gjithë bota.