Leonardo DiCaprio përfundimisht është njeri me shije dhe jo vetëm me femrat. Përgatituni të mbeten gojë hapur teksa shikoni pamjet e rezidencës se tij në Palm Springs.
Jo vetëm aktor I suksesshëm, i adhuruar nga publiku dhe femrat në gjithë botën…Leonardo Di Caprio është gjithashtu një koleksionist shtëpish. Dhe një nga blerjet e tij të fundit është një ndër pronat historike më të bukura në Palm Springs, rezidenca “432 Hermosa”, e vendosur në mes të gjelbrimit të Old Las Palmas, në ultësirën e maleve San Jacinto.
Me 6 dhoma gjumi, 7 banja, një salon skenografik me mure druri, një sauna e kënde pafund… të rrethuara nga mure guri dhe vetrata. Ambientet e jashtme rrotullohen rreth pishinës së këndshme dhe këndit të tenisit./www.shtepija.com
Shikoni galerinë me poshtë.