Pas një dere të një banjo në “Wenwen”, një restorant komod tajvanez në Brooklyn të SHBA-së, iu pret një “diskotekë”: muzikë dhe pamje fantastike.
Dritat vallëzojnë nëpër mure. Një top disko rrotullohet sipër.
Ky oaz i çuditshëm në Greenpoint është në fakt një banjë.
Por muzika, neoni dhe radha e gjatë për të hyrë mund t’ju bëjnë të mendoni ndryshe.
Shumë njerëz postojnë selfie nga brenda dhomës më shpesh se sa për ushqimin.