Ngroheni gjalpin dhe më pas skuqni hudhrën për rreth gjysmë minutë.
Shtoni domatet e grira imët, i rregulloni menjëherë dhe i përzieni. Lëreni të ziejë për rreth tre minuta.
Më pas shtoni orizin, e rregulloni menjëherë me kripë dhe sipas dëshirës piper.
Gatuani duke e trazuar herë pas here dhe duke shtuar ujin në të cilin keni tretur kubin e supës sipas nevojës, por jo përnjëherë, por pak nga pak.
Kur orizi të jetë zier, shtoni parmixhano dhe majdanoz sipas shijes, përzieni dhe shërbejeni.
Përbërësit:
– 150 gr oriz
– 1 thelpi hudhër
– 30 g gjalpë të butë
– majdanoz
– 150 g domate të freskëta
– kripë, piper
– 400 ml ujë të nxehtë
– 1/2 kub supe
– 30 gr djathë parmixhano