Home » Çfarë ha Messi? Ai shmang veçanërisht disa ushqime
receta

Çfarë ha Messi? Ai shmang veçanërisht disa ushqime

Futbollisti legjendar, Lionel Messi ka vite që punon me dietologen italiane, Gillian Poser për të qëndruar në formë dhe për të ruajtur shëndetin e tij.

Nutricionisti krijoi një dietë për të që përfshin të gjitha ushqimet e nevojshme cilësore. Gjegjësisht, dieta e argjentiansit përmban vaj ulliri, fruta dhe perime të freskëta, fara, arra dhe drithëra.

Një pjesë e mirë e dietës së tij përbëhet nga ushqime të papërpunuara që i japin atij energji.

“Sheqeri është gjëja më e keqe për muskujt. Sa më shumë të qëndroni larg sheqerit, aq më mirë. Mielli i rafinuar është gjithashtu një problem i madh, sepse është e vështirë të gjesh grurë me cilësi të mirë këto ditë”, tha Poser për Mundo Derpotivo.

Messi shmang ëmbëlsuesit artificialë, karbohidratet e përpunuara, ushqimet e skuqura dhe alkoolin. Për të siguruar sasinë e nevojshme ditore të proteinave, ai konsumon deri në tre pije proteinike.

Pjata e preferuar e Messit është pula me perime rrënjë, ku përfshihen karotat, selino, majdanozi, rrepka etj.

Kjo pjatë është plot me lëndë ushqyese, pra proteina, vitamina dhe karbohidrate të shëndetshme.

Proteinat pa yndyrë si mishi i pulës janë një mënyrë e shkëlqyer për të futur mjaftueshëm aminoacide në trupin tuaj, të cilat ndihmojnë në ndërtimin e indeve të muskujve.