Patatet e ëmbla të pjekura mund të shërbehen si pjatë anësore me mish.
Përbërësit:
– 2 deri në 3 patate të ëmbla mesatare
– kripë, piper për shije
– 1 1/2 lugë çaji piper të kuq të bluar
– 1/2 lugë çaji piper djegës, ose sipas shijes
– 30 deri në 45 ml vaj ulliri
Përgatitja:
Fërkojeni pataten e ëmbël për të hequr të gjitha papastërtitë nën ujë të rrjedhshëm. Thajeni dhe prisni në shkopinj më të trashë, sipas shijes tuaj.
Përzieni kripën, pak piper dhe të dy specat e bluar. Shtoni piper djegës për shije.
Vendoseni pataten e ëmbël të prerë në një tepsi, mbulojeni me vaj ulliri dhe përzieni mirë. Spërkateni me masën e përgatitur të erëzave dhe përzieni edhe një herë që të bashkohen erëzat me pataten e ëmbël.
Piqeni në furrë të parangrohur në 200 për rreth 30 minuta ose derisa patatja juaj e ëmbël të skuqet mirë dhe të bëhet krokante.
Ju bëftë mirë!