Home » Top 8 tendencat kryesore të dizajnit të shtëpisë për vitin 2023 (Foto)
apartment interior shtepi

Top 8 tendencat kryesore të dizajnit të shtëpisë për vitin 2023 (Foto)

Gjersa periudha e pandemisë po zbehet dhe shqetësimet ekonomike vazhdojnë, mënyra se si ne mendojmë për shtëpitë tona do të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vitin 2023.

Vitet e fundit na është kërkuar që më shumë të qëndrojmë të mbyllur dhe kjo ka bërë që të rivlerësojmë kufijtë ndonjëherë të paqartë midis punës dhe shtëpisë.

Tendencat e dizajnit të shtëpisë për vitin e ardhshëm adresojnë shqetësimet personale dhe globale.

“Ne hyjmë në vitin 2023 me shumë pasiguri dhe kostoja e jetesës është një prioritet”, shpjegon Gemma Riberti, drejtuese e brendshme në agjencinë ndërkombëtare të parashikimit të trendeve WGSN.

“Pra, cilido produkt apo hapësirë me të cilën do të ndërveprojmë, do të duhet të jetë kuptimplotë për t’u angazhuar, për të ofruar diçka përtej artikullit apo dhomës së thjeshtë”, pohoi ajo.

Koncepti për edicionin e janarit 2023 pasqyron vlerën që konsumatorët vendosin “në origjinën e produkteve, metodat e prodhimit dhe angazhimet e kompanive”, thotë drejtoresha e komunikimit e panairit, Caroline Biros.

“Por do të thotë gjithashtu – kujdesuni për veten, për të tjerët”, thotë ajo, duke përmendur një interes të ripërtërirë për mirëqenien, materialet natyrore dhe përvojat rinovuese. “Dizajni është i përkushtuar këtë vit për të ruajtur bukurinë e të jetuarit në tokë,” përmbledh Biros.

Ja se si merr formë e gjitha.