Home » Dhoma ndenjeje me oxhaqe që i ëndërrojmë (Foto)
interior

Dhoma ndenjeje me oxhaqe që i ëndërrojmë (Foto)

Në muajt e dimrit nuk na mjaftojnë fotot e dhomave të ndenjes të dekoruara bukur me oxhaqe.

Dhe vërtet, a ka gjë më të bukur në dimër se sa pamja e një oxhaku në të cilin digjet një zjarr dhe gjithçka është plot ngrohtësi dhe dritë të krijuar nga zjarri, si në dhomë ashtu edhe në shpirt.

Kur imagjinojmë një vend idilik për të jetuar, atëherë patjetër do të kishte një oxhak në dhomën e ndenjes.

Asgjë nuk sjell aq ngrohtësi dhe romancë të ëmbël në një shtëpi sa një oxhak, i cili i jep edhe hapësirës së dekoruar në mënyrë moderne një prekje hijeshi antike.

Edhe pse vatrat e zjarrit janë zhdukur pothuajse nga shtëpitë tona këto ditë, ato janë ende një objekt dëshire për shumë njerëz, dhe shpesh na pëlqen të imagjinojmë të ulur pranë oxhakut në mbrëmjet e ftohta të dimrit, duke u ngrohur ndërsa zjarri kërcit i qetë, me një pije të ngrohtë dhe një libër.

Kjo tingëllon mirë dhe qetësuese, apo jo?

 

Tags