Home » Çifti transformoi pronën e tyre të vjetër në stilin modern – shtëpisë iu shtua vlera për 400 mijë euro
shtepi

Çifti transformoi pronën e tyre të vjetër në stilin modern – shtëpisë iu shtua vlera për 400 mijë euro

Një çift i kanë shtuar vlerën me rreth 740 mijë euro pronës së tyre, pasi shpenzuan 68 mijë euro për të transformuar shtëpinë e stilit gjeorgjian në një shtëpi moderne familjare.

Becky Nevitt, 32, një drejtoreshë e kompanisë nga Cheshire, dhe burri i saj, Steve, 33 vjeç, blenë pronën e ndarë me pesë dhoma gjumi, katër banjo, për 480 mijë euro në tetor të vitit 2018.

Ata kaluan një vit duke e transformuar hapësirën në një shtëpi familjare për tre fëmijët e tyre, me një buxhet të ngushtë dhe besojnë se ia kanë shtuar vlerën pronës rreth 400 mijë euro.

Çifti, i cili kishte rinovuar tashmë tre prona të mëparshme, filloi duke rikonfiguruar paraqitjen e katit të poshtëm, ku hoqën një mur për të krijuar një hapësirë të hapur.

Ata kishin mbi 45 mijë euro për rinovimin e kuzhinës gjersa më pas kanë zhvendosur tubacionet dhe pajisjet e tjera për ta zhvendosur kuzhinën në anën tjetër të dhomës.

“Pas kësaj, u instalua një kuzhinë e re e pikturuar me dorë me një ishull, së bashku me një furrë të re, enë dhe pajisje të tjera thelbësore. Doja një dysheme të re, kështu që shtuam pllaka të ndryshme dyshemeje, një pasqyrë antike dhe lyem muret, si dhe punimet prej druri”, tha Becky.

Diku tjetër, çifti freskuan muret me lyerje me ngjyrjë me nuancë neutrale, të cilat i shoqëruan me tapete me tone të ngjashme.

Për të shfrytëzuar të gjithë hapësirën brenda shtëpisë, ata gjithashtu e konvertuan zyrën e dytë në një dhomë lavanderie.

 

Tags