Apartament për një çift të martuar që adhuron letërsinë dhe minimalizmin.
Përveç një koleksioni të pasur librash, apartamenti i tyre krenohet me një dekorim interesant, të thjeshtë dhe ngrohtësi që rrezaton nga çdo cep i banesës.
Apartamenti ka një hapësirë prej 65 metrash katrorë, me një sallon komod, një kënd për fëmijë dhe një tarracë të veçuar.
Mbi këtë bazë ajo zgjyrën ngjyrën dhe materialin e drurit, i cili arriti ngrohtësinë dhe efektin e natyrës në një hapësirë të mbyllur.
Orenditë, raftet, dhe një tavolinë në apartament janë ngjyrosur me ngjyra neutrale dhe ato i gjeti në dyqanet IKEA dhe Jysk.
Biblioteka e madhe në dhomën e ndenjes është padyshim këndi më mbresëlënës i banesës.
Bie në sy tarraca e dizajnuar bukur, 330 centimetra e gjatë dhe 110 centimetra e gjerë. Si e tillë, e ngushtë dhe e gjatë, ishte vërtet një sfidë për ta riorganizuar.
Nëse jeni vetëm në fillim të rregullimit të banesës, ju këshillojmë të zgjidhni me mençuri pjesët e mëdha të mobilieve – diçka praktike dhe neutrale dhe që do të jetë estetikisht e pranueshme për një kohë të gjatë dhe do të durojë të gjitha ndryshimet e mundshme në apartament.