Home » Banesa në Manhattan – ëndërr e yjeve të Hollywoodit
apartment

Banesa në Manhattan – ëndërr e yjeve të Hollywoodit

Dupleks me gjashtë dhoma gjumi me katër banja dhe pamje nga Central Park.

Në mesin e shumë pronave luksoze në mbarë botën që ishin të destinuara për yjet botërore ishte një apartament në New York.

Është një apartament nën çati në rrugën e famshme Park Avenue në Manhattan, ku yjet qëndrojnë herë pas here. Aty mund të shijon pamjen e parkut të famshëm Qendror.

Ky apartament luksoz është në fakt një apartament dupleks me gjashtë dhoma dhe katër banja.

Penthouse dykatëshe, 4,500 metra katrorë ka tre tarraca dhe tre oxhaqe, katër dhoma gjumi dhe një holl madhështor me një shkallë të gjerë hapet në një dhomë të madhe ndenjeje në qoshe me një tarracë të harkuar.

Penthouse ka një dhomë tjetër të jetesës me një bibliotekë dhe dritare të mëdha me pamje nga Park Avenue.

Gjithashtu ka dhoma të veçanta për shërbyesit dhe shërbëtoret, si dhe një dhomë lavanderi, gjithashtu ka një korridor të bollshëm, dhoma depo…

Kati i sipërm ka katër suita të mëdha master, një me oxhak dhe dy me tarracë.

Mediat botërore dhe vendase raportuan pesë vite më parë se ky apartament i ishte shitur një financeri nga Wall Street për 12.1 milionë dollarë.

Është interesant fakti se para kësaj, kur nisi të qarkullonte historia se apartamenti do të dilte në treg, dyshohet se ishin interesuar bishat e Hollivudit si Robert De Niro dhe Jack Nicholson.

Megjithatë, apartamenti i ka shkuar dikujt tjetër, i cili njëkohësisht është dashur të investojë miliona shtesë për rinovim, sepse askush nuk ka qenë në të që nga viti 1992, pra ishte në gjendje mjaft të keqe.