Home » Imazhet që vërtetojnë se dhoma e ndenjes është një vend më i bukur nëse ka bimë (Foto)
interior

Imazhet që vërtetojnë se dhoma e ndenjes është një vend më i bukur nëse ka bimë (Foto)

Salla e ndenjes është një dhomë ku kalojmë shumë kohë, vetëm, me familjarët ose me të ftuar.

Brendësia e dhomës së ndenjes ndoshta reflekton më së shumti shijen tonë në arredim dhe duke pasur parasysh se është dhoma ku mirëpresim të gjithë ata që vijnë në shtëpinë tonë, na pëlqen ta bëjmë atë të veçantë.

Një nga mënyrat për ta bërë dhomën e ndenjes unike dhe tërheqëse është ta dekoroni atë me bimë.

Divani, televizori dhe mobilie të tjera të ngjashme janë të zakonshme në dhomën e ndenjes, por janë bimët ato që mund të bëjnë diferencën.

Ekziston një gamë e tërë e bimëve të brendshme që mund të bëhen shtesa perfekte për dhomën e ndenjes.

Si fillim, ka bimë të zakonshme shtëpie që kujdesen lehtë si aloe vera, zamia, monstera…

Bimët e lulëzuara janë një shtesë veçanërisht e këndshme për dhomën e ndenjes, e cila do t’i shtojë atraktivitetin dhomës me ngjyrat e tyre të gjalla. Disa nga opsionet janë orkide, ciklaminë, manushaqe, zambak…

Kur zgjidhni bimë, sigurohuni t’i kushtoni vëmendje nevojave të tyre. Zgjidhni ato kushtet e të cilëve mund t’i plotësoni në dhomën tuaj të ndenjes.

 

Tags