Home » Mëngjesi në pishinë apo banjë me petale trëndafili?
exterior

Mëngjesi në pishinë apo banjë me petale trëndafili?

Dita e Shën Valentinit po afron dhe shumë çifte do ta shfrytëzojnë këtë mundësi për një “ikje” të vogël nga realiteti dhe do të nisin një udhëtim të shkurtër.

Një nga destinacionet më romantike për çiftet është padyshim Italia dhe kur të shihni se për çfarë bëhet fjalë, menjëherë do të dëshironi të teleportoni vetë atje.

Italia është në vetvete një vend romantik dhe përveçse tërheq miliona vizitorë nga e gjithë bota gjatë ditëve të ngrohta dhe me diell, nuk ndryshon shumë në dimër, kur shumica vijnë në këtë vend për ski dhe gëzime të tjera dimërore.

Një nga destinacionet ideale, i cili është në fokus sidomos në prag të Shën Valentinit, është hoteli i skive Chalet al Foss.

Kjo “kasolle” imponuese malore ndodhet në qytetin e vogël Vermigli, i vendosur në malin Boai në rajonin verior italian të Trentino, i cili është pikërisht në kufirin me Zvicrën.

Edhe pse ky resort njihet më së shumti për skijimin dhe pistat e shkëlqyera, ai ka fituar një reputacion pikërisht për shkak të akomodimit që ofron një atmosferë që shumëkush e ëndërron, pasi vetëm fotot e tij do t’ju bindin.

Chalet Al Foss ndodhet në një lartësi prej 1260 metrash mbi nivelin e detit dhe ka 44 dhoma, të gjitha të dedikuara për çiftet e dashuruara, pikërisht për këtë arsye shumë festojnë takimet e tyre të rëndësishme atje.

E mobiluar në një stil alpin, me dekorime druri në qendër të çdo dhome, shumë dhoma janë perfekte për ata që pëlqejnë një ambient fshatar – me një shtrat prej druri të fortë dhe një banjë me pamje nga Dolomitet magjepsëse.

Tags